Site icon PrishtinaPress

UEFA e bën zyrtare, ja ku do të luhet përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë

UEFA e ka zyrtarizuar tashmë vendin se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas njoftimit në faqen e UEFA-s, stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritësja e sfidës.

Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45. Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë. Ata tashmë janë në vendin e dytë me tre pikë.

Exit mobile version