Federata Evropiane e Futbollit ka vendosur që të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës të nisin me 1 minutë heshtje në kujtim të Emiliano Sala.
Argjentinasi pësoi aksident tragjik duke udhëtuar nga Franca në Uells, aeroplani i tij u rrëzua në det dhe përveç tij humbi jetën edhe piloti, më 21 janar.
“Në emër të UEFA-së, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjës dhe më të dashurve të Emiliano Salas për këtë humbje të madhe” ka thënë presidenti Aleksander Čeferin.