Klubi i Prishtinës ka marrë një dënim tjetër nga UEFA për shkak të fishekzjarrëve të hedhura në fushë në ndeshjen kundër Europas.
Njoftimi i klubit prishtinas shkruan:
“Prishtinë, 23 korrik 2018 – Prishtina ka mbyllur aktivitetet e saj në Evropë për edicionin 2018. Ndërsa vazhdojnë vendimet rigoroze të UEFA-s kundër Prishtinës. Klubi është dënuar me 4.000 euro për fishekzjarrët e ndezura dhe të hedhura në ndeshjen e raundit preliminar në Mitrovicë kundër Europa të Gjibraltarit.
Ndërsa edhe në edicionin e kaluar kundër Norrkoping Prishtina ishte dënuar me 3.000 euro për të njëjtën vepër”.