Udinese e ka shokuar Juventusin duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Lautaro Giannetti, në minutën e 25’.
Bardhezinjtë u munduan në pjesën e dytë që ta gjenin golin e barazimit, por pa arritur dot.
Udinese pas fitores kalon në vendin e 15-të me 22 pikë të grumbulluara, teksa Juventusi mbetet në pozitën e dytë me 53 sosh.