Udhëtimi për në Mekë i mbi dy milionë myslimanëve,një përshkrim përmes fotografive nga pelegrinazhi i Haxhit
A.S
Pelegrinazhi vjetor i Haxhit ka filluar me shumë myslimanë nga e gjithë bota.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe nga të gjithë myslimanët kërkohet që ta kryejnë këtë të paktën një herë në jetën e tyre nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht.
Ndërkohë mediat raportojnë se këtë vit, mbi dy milionë pelegrinë myslimanë kanë filluar zyrtarisht pelegrinazhin vjetor të HaxhiT
Siç ishte raportuar më herët, haxhinjtë mbërritën në Xhaminë e Madhe në Mekë të dielën, ku kryen Tawaf al-Qudum, i njohur si Tavafi i Arritjes – hapi i parë i pelegrinazhit të Haxhit pas hyrjes në Ihram.
Më pas ata kryen Sa’i midis kodrave Safa dhe Marwa, një ritual që shërben për të nderuar nënën e Profetit Ismail dhe nënkupton përkushtimin dhe besimin e saj në Zot.
Ndërsa dielli lindte të hënën në mëngjes, pelegrinët u mblodhën në Xhaminë e Madhe për lutjet e sabahut përpara se të niseshin për në Mina.
Më pas ata nisën udhëtimin për në Mina ku do të kalojnë një ditë e natë të tërë duke u lutur dhe duke u përgatitur për ditën më të rëndësishme të pelegrinazhit islam.
Atje, Ministria e Haxhit dhe Umres ka ngritur mijëra tenda në zonë për të siguruar që pelegrinët të pushojnë mirë.
Dhe në ditën e nëntë të Dhul Hixhes, ditën më të rëndësishme të Haxhit, haxhilerët do të shkojnë masivisht drejt malit Arafat.
Mali besohet të jetë vendi ku Ademi dhe Hava u takuan përsëri pasi Zoti i dërgoi ata përsëri në Tokë dhe ku Profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit.
Më pas ata do të kalojnë në Muzdelife dhe do ta kalojnë natën duke u lutur dhe mbledhur guralecë për “goditjen simbolike të djallit” përpara se të vazhdojnë me hapat e fundit të pelegrinazhit të Haxhit. /Telegrafi