2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Udhëtimi 15-vjeçar i Eliza Dushkut për të bërë filmin ‘Mapplethorpe’

Për 15 vjet, aktorja Eliza Dushku dhe vëllai i sa,j Nate Dushku kanë tentuar të krijojnë një biopi (film biografik) për fotografin kontrovers Robert Mapplethorpe.

“Nuk është gjëja më e lehtë të financohesh për një film të artit, ne nuk jemi komik Marvel,” tha ajo për Deadline në Tribeca studio, shkruan lajmi.net.

Në vitin 2002, Eliza dhe Nate u prezantuan me skenarin origjinal për “Mapplethorpe” nga shkrimtari Bruce Goodrich. Në vitin 2006, Goodrich zgjodhi skenarin e tij të filmit dokumentar tek Ondi Timoner.

Palët u bënë bashkë në Fondacionin Mapplethorpe në vitin 2008, duke kërkuar mbështetjen për një film.

Nga këto financa, u arrit që të tregohet jeta e një artisti e riprodhuar në film, kështu në vitin 2009, skenaristi Mikko Alanne u bashkua për të punuar skenarin e filmit.

“Mbaj mend nënën time duke treguar si ka qenë në një ekspozitë të Mapplethorpe në Boston. Të gjitha veprat e artit ishin mbuluar dhe njerëzit kishin vënë kokat e tyre nën perde, për t’i parë ato”, thotë Dushku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img