Sipas matësve të cilësisë së ajrit, kohëve të fundit ndotja ishte në nivelin më të lartë të saj e sidomos në lagjet Muhaxherëve, Kodra e Trimave e Arbëria në Prishtinë.
Sipas qytetarëve, përdorimi i qymyrit për ngrohje është shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit.
Shkumbin Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tregon se cilësia e ajrit është rritur në parametra me të kënaqshëm për shkak të kushteve meteorologjike.
Nëse vazhdon përballja me ngritjen e nivelit të ndotjes së ajrit, Komuna e Prishtinës ka hartuar një plan me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit.
Këta kanë vendosur që kur situata të jetë më e rënduar, qytetarët të mund të shfrytëzojnë autobusët urban pa pagesë, e jo vetëm.
Komuna e Prishtinës në planin e Mobilitetit dhe “Planin Lokal të Veprimit për Cilësinë e Ajrit”, ka përfshirë edhe krijimin e Zonave me Emetim të Ultë të Gazrave, projekt i cili do të përfshijëkufizimin e qarkullimit të automjeteve të vjetruara në zona të caktuara e që kjo pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet./Prishtinapress/