Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Moldavi, ku dy persona u qëlluan për vdekje në aeroportin e kryeqytetit Kishiniev nga një shtetas i huaj, të cilit iu mohua hyrja në vend.
Teksa autori po shoqërohej nga zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinievit, ai “mori armën e një roje kufitare” dhe plagosi për vdekje dy personat, thanë autoritetet.
“Në këtë moment rreziku është eliminuar. Agresori ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet”, tha policia e Moldavisë në Facebook.
Më pas personi u neutralizua dhe u vu në pranga nga forcat speciale që ndërhynë.
Autoritetet njoftuan se të gjithë pasagjerët u evakuuan nga aeroporti.