Kryetari i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Gjermani, Mustafë Abazi ka vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë.
Abazi ka thënë se shteti i Kosovës duhet të merr përgjegjësi dhe të mbrojë historinë më të lavdishme.
“Në Hagë nuk janë vetëm individët të akuzuar, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Sot në cilësinë e Kryetarit të Rrjetit të bizneseve Shqiptare në Gjermani bashkë me Fatos Xhafollin dhe Arton Rrekaliun vizituam Presidentin Hashim Thaçi dhe çlirimtarët tjerë të cilët po mbahen padrejtësisht të burgosur në Hagë.
Shteti i Kosovës duhet të merr përgjegjësi dhe të mbrojmë historinë tonë më të lavdishme sepse liria e jonë është rezultat i luftës tonë çlirimtare. Në Hagë nuk janë vetem individët të akuzuar, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ne jemi të bindur që të bashkuar do ta përballojnë edhe këtë sfidë të inicuar dhe organizuar në Moskë e Beograd.