3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Udhëheqësit e G7-ës ranë dakord në samitin vjetor për 50 miliardë dollarë kredi për Ukrainën

Vendet e G7-ës kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 50 miliardë dollarësh për të financuar Ukrainën përmes fitimeve në asetet e ngrira ruse, ka thënë kryeministrja italiane Giorgia Meloni, raporton Aljazeera, transmeton Klan Kosova.

“Unë ju konfirmoj se kemi arritur marrëveshje politike për të ofruar mbështetje financiare shtesë për Ukrainën prej rreth 50 miliardë dollarësh deri në fund të vitit”, tha Meloni, e cila është nikoqire e G7-ës këtë vit.

Meloni e kishte ftuar Zelenskyyn të bashkohej në një seancë të posaçme të samitit për luftën në Ukrainë me presidentin amerikan Joe Biden dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Duke iu drejtuar takimit në resortin luksoz Borgo Egnazia, Zelenskyy falënderoi liderët për mbështetjen e tyre, e cila tha se do të shkojë drejt “mbrojtjes dhe rindërtimit”, megjithëse theksoi nevojën për më shumë armë.

Plani i G7-ës për Ukrainën bazohet në një kredi shumëvjeçare duke përdorur fitime nga rreth 300 miliardë dollarë fonde ruse të konfiskuara.

Megjithatë, çështja është e ndërlikuar, sepse nëse një ditë asetet ruse ngrihen, atëherë fitimet e papritura nuk do të mund të përdoren më për të shlyer kredinë.

Çdo vend i G7-ës do të kontribuojë në paketën e huasë, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Të gjithë G7 po kontribuojnë në këtë kredi. Janë fitimet e papritura nga asetet e imobilizuara ruse në Evropë që do t’i shërbejnë asaj”,u tha von der Leyen gazetarëve në margjinat e samitit të G7-ës në Italinë jugore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img