Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, e ka quajtur skandal aksionin e Gjykatës Speciales në banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi
“Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale. Është duke bastisur banesën e udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj”, ka shkruar ai.
“Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime”.
Bastisja në banesën e Behramajt është duke vazhduar ende.