-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Udhëheqës i “Mbrojtjes Civile” në mesin e protestuesve në veri

Në mesin e atyre që kanë dalë sot në protestë vë veri të Kosovës është edhe Stevan Paviçeviq udhëheqës i “Mbrojtjes Civile”   

Express ka siguruar një fotografi ku shihet Paviçeviq bashkë me disa protestues të tjerë.

Mbrojtja Civile në veri të Kosovës është një organizim i serbëve të atjeshëm, në kuadër të strukturave paralele që financohen nga Serbia.

Në fillim të këtij viti, përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, patën konfirmuar edhe publikisht ekzistencën e kësaj Mbrojtjeje, duke thënë se pjesëtarët e saj merren më shumë me “çështje komunale”.

Përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës, kanë kërkuar nga strukturat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që ndaj “mbrojtjes civile”,“të ndërmarrin masa dhe të mos lejojnë një gjë të tillë, që paraqet ndërhyrje e Serbisë në Kosovë”.

Vetë zhbërja e strukturave paralele ndërkaq, është një nga kërkesat më të shpeshta drejtuar kryesisht Beogradit zyrtar, prej nga edhe mundësohet financimi i këtyre strukturave në veri.

Muaj më parë për “Mbrojtjen Civile” ka shkruar edhe deputeti i VV-së Armend Muja.

Ai listoi bandat kriminale që veprojnë në veri, bashkë me emrat e atyre që i kanë themeluar. Në mesin e tyre figurin edhe emri i udhëheqëasit të kësaj mbrojtje  Stevan Paviçeviq

“(1) Civilna Zaštita (Mbrojtja Civile) që janë krijuar nga Goran Rakić, Igor Simić, Slavko Simić, Miloš Perović, Nenad Djurić dhe Stevan Pavičević, 2) Severna Brigada (Brigada e Veriut) që është krijuar nga Andrija Vučić (vëllai i Presidentit serb), Milan Radoičić, Zvonko Veselinović dhe Radule Stević, (3) Oragizatat e ekstremit të djathtë të lidhura me Rusinë, Kishen Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë – Narodna Patrola (Damnjan Kežević, Danilo Vičić (djali i Presidentit serb) dhe Aleksandar Filipović. Dihet që Presidenti serb Vučić, vëllai i tij Andrija, djali i tij Danilo, Shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe Ministri i Brendshëm Bratislav Gašić janë duke e bërë këtë lojë”, shkroi Muja.

Ai tha se “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” duhet të shpallen organizata terroriste.

“Qytetarë tanë në komunat veriore vazhdimisht informojnë që operativët kryesorë të këtyre bandave të armatosura dhe prapa barrikadave janë: Milan Radoičić, Zvonko Veselinović, Radule Stević, Aleksandar Filipović, Nenad Djurić, Stevan Pavičević, Aleksandar Jevremović, Marjan Radojević, Miloš Milovanović, Vladimir Radivojević (Mami), Marko Vukašinović, Lazar Radenković, Milorad Jevtić, Nemanja Jevremović, Srdjan Vulović, Dejan Vulović, Vladica Jovanović, Dragan Radulović, Ivan Aksenijević, Miloš Vlašković, Slobodan Vučinić, Zoran Stevanović, Milan Kompirović, Radovan Radić, Ivo Vučinić, Zvezdan Milojević dhe Goran Živković”, vijoi Muja.

Deputeti i LVV-së tha se grupi i kriminelëve është më i kufizuar seç mendohet dhe raportohet.

“E kaluara e tyre është kriminale dhe kanë për t’u përgjigjur para drejtësisë. Kjo është lista që unë do e rekomandoja për arrestim për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada”, përfundoi Muja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img