Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.
Pas humbjes ndaj Polonisë U21, të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit u mposhtën sonte nga Gjermania U21.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 0:3.
Youssoufa Moukoko (74’, 78) dhe Colin Kleine Bekel (89’) shënuan në fitoren e gjermanëve.
Kosova U21, që ka vetëm një fitore ndaj Estonisë, mbetet me tri pikë dhe tani renditet e katërta në Grupin D.
Gjermania U21 është një pozitë më lartë dhe me tri pikë gjithashtu, por me dy ndeshje më pak.