Ditë më parë në qytetin Cyrih të Zvicrës, një kosovar 47 vjeçar ka mbetur i vdekur pas një mosmarrëveshje në familjen e tij, ku sipas autoriteteve zvcierane, e dyshuara krysore është vajza e tij 18 vjeçare, e plagosur gjithashtu.
Sipas rapotimeve të para pas vrasjes thuhet se familja e M.B kosovar me nënshtetësi zvcierane, pati një grindje në familjen e tij, me gruan dhe vajzën dhe ajo bëri që vajza 18 vjeçare të qëlloi për vdekje babanë, ndërsa të plagosura kanë mbetur edhe nëna dhe vetë ajo të cilat janë duke u mjekuar në spital.
“Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, zyra e prokurorit publik supozon se vajza 18-vjeçare ka plagosur fatalisht babanë e saj me armë gjatë një mosmarrëveshje familjare”, thuhet në raportin e prokurorisë zvicerane.
M.B jeton në Cyrih që nga mosha 16 vjeçare, ishte i martuar me një shtetase zvicerane më të cilën kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Djali nuk ishte në shtëpi kur ndodhi krimi.