Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Korçës gjatë mbrëmjes së sotme. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në afërsi të një hoteli, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.
Siç raportohet, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiljano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.
Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat.