Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me një plumb në kokë e 20-vjeçarit shqiptar në Piacenza të Italisë.
Sipas medieve italiane, policia ka ndaluar një person, i cili fillimisht ishte kyçur në banesë, por që më pas u prangos nga forcat e rendit.
Burimet thonë se bëhet fjalë për vëllanë 18-vjeçar të viktimës.
Ai është marrë në pyetje nga hetuesit ku ka rrëfyer se bëhej fjalë për një aksident tragjik.
Gjatë rrëfimit, ai është shprehur se vëllai i tij është qëlluar aksidentalisht nga arma që po përdorte.
Mister mbetet fakti se përse kishte një armë zjarri në banesë, pasi askush nga familja nuk e kishte raportuar armën.
Hetimet për ngjarjen e rëndë po vazhdojnë.