17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

U vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgmin edhe për dy muaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi.

Paraburgimi i është vazhduar edhe ish-deputetit dhe ish-eprorit të lartë të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare ka nisur më 3 prill në Hagë.

Ata akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img