Site icon PrishtinaPress

“U turrën për të kërkuar dorëheqjen time”, Edi Rama flet për herë të parë pas arrestimit të Erion Veliajt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, duke u shprehur se kryetari i Bashkisë u dërgua në qeli pa gjyq.

Rama ironizoi opozitën duke u shprehur se u ekzaltuan nga arrestimi i Veliajt dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen e tij.

“Jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i bufit të kënetës, u përndezën nga era e mishit me gjak dhe vijnë kërkojnë dorëheqjen time. Se u bë deti kos dhe o burra të shkojmë tek kryeministria. Marrja e kryetarit të bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është ngjarje e madhe që nuk mund ta kalojë me formulën 5 vjeçare që “s’kam koment”. Nuk do i mbaj më për vete opionet e mia”.

“Opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, e palëkundur, s’ka pse të mos shprehim opinionet publike që janë të nevojshme në këtë fazë. Heshtja jonë i ka ndihmuar institucionet e drejtësisë, por u mungon kritika konstruktive, për t’i vënë në dukje të metat”.

Exit mobile version