Moderatorja dhe ish-banorja e BBVIP1, Einxhel Shkira me anë të një postimi në rrjetet sociale u duk se ironizoi Romeo Veshajn.
Gjatë Prime-it të djeshëm në BBV, u shfaq një klip ku Jul Deda dhe Romeo Veshaj ishin zënë me tone të larta dhe në një moment ky i fundit i thotë ti je njeri pa argumenta
Gjithashtu edhe Lediona u shpreh se “Romeo nuk ka argumenta”.
Ndërkohë Romeo nga ana tjetër u përgjigj: “ Ma shpjegoni nga google çfarë do me thënë argument”.
Teksa hodhëm një vështrim në storyn e Einxhel, ajo me ironi shpjegote kuptimin e fjalës “argument”.
