Ditën e sotme “Big Brother VIP” skualifikoi Emiriona Lekbellon nga formati për dhunë verbale. Mbrëmjen e djeshme ajo pati disa debate me disa prej banorëve dhe si duket është gjykuar se ka përdorur dhunë verbale. Në fakt, Jona kërkoi të largohet edhe vetë mbrëmjen e djeshme duke thënë se nuk mundet të vijojë dot më shumë.
Lidhur me përjashtimin e saj ka reaguar edhe Beatrix Ramosaj. Teksa ka publikuar një foto të Jonës në Instagram, këngëtarja shkruan “Nuk të meritonin. Ti je shpirt i lirë”.