1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

U shtir si agjent i CIA-s dhe kërkoi të holla për zbardhjen e rastit të Bedri Rexhepit, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Kosovës arrestoi sot (e hënë) një 48-vjeçar me inicialet S.G., shtetas i Republikës së Kosovës si i dyshuar për veprat mashtrim, prezantim i rremë, shantazh, falsifikim të dokumenteve si dhe manipulim të provave.

KosovaPress mësoi nga burimet e saj se i arrestuari ka të bëjë me rastin e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. I dyshuari i arrestuar iu është prezantuar familjarëve të biznesmenit të zhdukur si agjent i CIA duke kërkuar të holla për zbardhjen e rastit.

“Sipas informacioneve të konfirmuara deri më tani, i dyshuari duke shfrytëzuar rrethanat e një rasti tejet të ndjeshëm që po hetohet nga ana e policisë, ka kontaktuar familjarët e viktimës duke provuar t’i vë në lajthim dhe duke u prezantuar rrejshëm si person zyrtar, madje edhe si agjent i huaj, ka kërkuar nga ta favore monetare, kinse për zbardhjen e rrethanave të caktuara të rastit”, konfirmon Policia e Kosovës.

Mirëpo i njëjti është lajmëruar në institucione dhe ka qenë nën vëzhgim dhe pas hetimeve është arrestuar me urdhër të prokurorit.

“Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve, njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me shpejtësi ka kryer veprime hetimore preliminare si dhe veprime të tjera operative që rezultuan me identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarit”, vijoi policia.

I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për t’u proceduar më tej në fazat vijuese të procesit hetimor.

Kujtojmë se për pak ditë bëhen katër muaj nga zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi. Ai kishte dalë nga shtëpia e tij pasditen e 8 prillit për të mos u kthyer më. Institucionet përgjegjëse deri më sot kanë pasur rezultate konkrete në zbardhjen e këtij rasti dhe gjetjen e 38-vjeçarit. Njohësit e sigurisë vlerësuan se rasti i tij po neglizhohet nga organet e sigurisë.

Lidhur me zhdukjen e Bedri Rexhepi tashmë është arrestuar, Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img