2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

U raportua se Vuçiq përfundoi në spital, deklarohen nga Presidenca e Serbisë

Disa media në Serbi kanë raportuar mbrëmë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq shtruar me urgjencë në spital.

Por, këtë lajm e kanë demantuar nga Kabineti i Presidentit të Serbisë për Danas. Në deklaratë u tha se Vuçiq është “në gjendje të mirë shëndetësore” dhe sot ai po shkon në një turne të planifikuar.

Disa portale në Serbi, por edhe në rajon, kanë raportuar mbrëmë se Vuçiq është shtruar në spital.

Disa kolegë partiakë të tij, si nënkryetarja e Kuvendit Kombëtar të Serbisë nga SNS, Sandra Bozhiq, i dërguan një mesazh mbështetjeje Aleksandar Vuçiqit në Twitter, duke thënë se sëmundja i erdhi pasi “Vuçiq s’e kursen veten për Serbinë”.

“Mbështetje e plotë për presidentin Vuçiq! Ne e dimë se ai nuk kursen veten, se jeton dhe merr frymë për Serbinë”, ka shkruar Bozhiq./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img