Reperja dhe influencuesja e mediave sociale Lil Tay është gjallë. Ajo ka dhënë një intervistë për TMZ ku tregon se nuk është dëmtuar fizikisht dhe vëllai i saj gjithashtu është mirë.
Ajo ka treguar se profilet e saj në mediat sociale janë ‘hackuar’ nga një palë e tretë që ajo refuzoi të zbulonte. Pas shumë hetimeve dhe përpjekjeve nga vetë Tay për të rikthyer llogarinë e saj në Instagram, ajo falënderoi ‘Metën’ që e ndihmoi për këtë.
“Dua të bëj të qartë se unë dhe vëllai im jemi të sigurt dhe të gjallë, por jam plotësisht e thyer në zemër dhe po përpiqem të gjej fjalët e duhura për të thënë. Kanë qenë një 24 orë shumë traumatizuese. Gjithë ditën dje, Unë u bombardova me telefonata të pafundme zemërthyese dhe me lot nga njerëzit e dashur gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të zgjidhja këtë rrëmujë. Llogaria ime në Instagram u komprometua nga një palë e tretë dhe përdorej për të përhapur dezinformata dhe thashetheme rrëqethëse në lidhje me mua, deri në atë pikë sa edhe emri im ishte gabim. Emri im ligjor është Tay Tian, jo Claire Hope.“
Arsyeja pse Lil Tay nuk zbuloi se kush i vodhi llogaritë e saj në rrjetet sociale mund të lidhet me betejën ligjore që ajo dhe vëllai i saj janë përfshirë aktualisht me prindërit e tyre. Ka pasur konfirmime të shumta se babai biologjik i Lil Tay ka qenë abuzues ndaj të dyve dhe të dy prindërit e tyre nuk duan që fëmijët e tyre të jenë në internet.