1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

U raportua se disenjatori ndodhet në paraburgim, avokati i Valdrin Sahitit: Lajme të rreme

Mediat kosovare kanë vazhduar raportimet lidhur me disenjatorin e mirënjohur, Valdrin Sahiti, për të cilin po pretendohet se ndodhet nën masën e paraburgimit në Turqi.

Avokati i Sahitit, Besnik Berisha, sërish ka demantuar këto raportime, duke thënë se janë lajme të rreme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka thënë se janë detyruar t’i denoncojnë lajmet e disa mediave si ‘fake news’.

“FAKE NEwS! Me shume respekt per punen e secilit medium dhe koleg gazetar, lajmet e meposhtme jemi te detyruar t’i denoncojme si FAKE News sepse te tilla jane! Mos u besoni”, shkroi ai.

Ndryshe, sipas avokatit Berisha, klienti i tij ndodhet në Dubai duke vazhduar agjendën e tij biznesore dhe nuk bëhet fjalë për arrestim apo ndonjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img