14.5 C
Pristina
Sunday, October 27, 2024

Buy now

spot_img

U raportua për vrasje në lagjen Dardania, Policia jep sqarime: Po xhirohet një film

Para pak minutash mediat vendore raportuan për një trup të pajetë në lagjen Dardania në Prishtinë. Madje u aludua edhe për një vrasje, për çka u publikuan edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shiheshin njësitë policore dhe Ambulanca. Por kjo nuk qëndron, sipas Policisë së Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka demantuar këto raportime, duke thënë se bëhet fjalë për xhirimet e një filmi.

Është një inskenim për një film, skenari i të cilit është aprovuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Xhirimet po bëhen në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në Prishtinë”, tha Ahmeti për Sinjalin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img