Site icon PrishtinaPress

U raportua për përleshje me Nora Istrefin, flet menaxheri i Melindës

Gjatë ditës së sotme, në media u raportua se ka ndodhur një përleshje në një qendër fitnesi në Prishtinë, mes dy këngëtareve të njohura, Nora Istrefit dhe Melinda Ademit.

Në lidhje më këtë ka folur menaxheri i Melinda Ademit, Granit Muhaxheri i cili ka mohuar lajmin.

“Jo nuk është e vërtetë që ka ndodhur një përplasje e tillë. Kësaj i kapen qështu ju patën kap edhe për Dafinën, e Butrintin pa pas asgjë më atë, po bojin kësi tripa e po krijojnë senë në krye të vetit’’, tha ai për Lajmi.net

Kujtojmë se këngëtaret kanë pasur një raport mjaft të mirë me njëra-tjetrën, madje dyshja kanë edhe një bashkëpunim mes vete së bashku me reperin e njohur, Gjiko.

Exit mobile version