Gjatë ditës së sotme, në media u raportua se ka ndodhur një përleshje në një qendër fitnesi në Prishtinë, mes dy këngëtareve të njohura, Nora Istrefit dhe Melinda Ademit.
Në lidhje më këtë ka folur menaxheri i Melinda Ademit, Granit Muhaxheri i cili ka mohuar lajmin.
“Jo nuk është e vërtetë që ka ndodhur një përplasje e tillë. Kësaj i kapen qështu ju patën kap edhe për Dafinën, e Butrintin pa pas asgjë më atë, po bojin kësi tripa e po krijojnë senë në krye të vetit’’, tha ai për Lajmi.net
Kujtojmë se këngëtaret kanë pasur një raport mjaft të mirë me njëra-tjetrën, madje dyshja kanë edhe një bashkëpunim mes vete së bashku me reperin e njohur, Gjiko.