3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

U raportua për mos nënshkrimin e kontratës për furnizim me vaksinën Pfizer, prokuroria inicion rast për vepër penale ‘zbulimi i fshehtësisë zyrtare’

Pas publikimit të djeshëm në media të një informate sipas të cilës ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka neglizhuar nënshkrimin e kontratës me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina anti-COVID, Pfizer dhe BioNtch, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së.

Sipas njoftimit, |Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore, prandaj ju sigurojmë se kushdo që tenton ta dëmtojë një proces kaq delikat dhe konfidencial, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, raporton Telegrafi.

Të enjten, më 15 prill, ministri Arben Vitia është dashur ta nënshkruaj kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina. Këtë nuk e ka bërë. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.

Ndryshe, portali Insajderi kishte publikuar dosjen e komunikimeve dhe kontratën të cilat zbulojnë neglizhencën e shtetit për të finalizuat marrëveshjen.

Në dosjen e komunikimeve dhe negociatave mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe prodhuesve të vaksinës anti-Covid Pfizer dhe BioNtch, përfshirë këtu edhe kontratën e ofruar nga kompania amerikane me të gjitha kushtet që duhet t’i përmbahet Kosova.

Zemaj kishte njoftuar kompaninë Pfizer, se nga data 22 mars ata do të duhet ta kontaktojë, ministrin e ri, Arben Vitinë, pas formimit të qeverisë së re, ku do të jetë i autorizuar për prokurimin dhe negocimin e vaksinave.
Pas këtij komunikimi, menjëherë ka pësuar emaili i kompanisë Pfizer për Vitinë ku e ka njoftuar për nënshkrim të kontratës, për datën 15 prill.

Aty kishte dërguar draftin e kontratës për nënshkrim.
Ndërsa, minsitri Vitia të premtën në një konferencë shtypi ka demantuar lajmin për anulimin e vaksinat Pfizer dhe ka ftuar prokurorinë të veprojë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve

“Kjo marrëveshje është e vlefshëm për pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga dorëzimi i këtij dokumenti në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës (d.m.th. 15 Prill 2021).Ne do t’ju ftojmë të rishikoni dokumentin dhe të qëndroni pranë për ta diskutuar atë me ju në lehtësinë tuaj”, thuhet në emailin e Pfizer dërguar Vitisë.

E, Ministri Vitia nuk i ka kthyer email prodhuesve amerikan. Si pasojë rrezikohet sjellja e 500 mije vaksinave në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img