2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

U raportua për arrestim të inspektorëve, Komuna e Podujevës mohon lajmin dhe paralajmëron padi ndaj medias

Gazeta elektronike, InfoKus, ka raportuar sot se Policia e Kosovës, konkretisht, krimet ekonomike, ka ndërmarrë aksion arrestimi të inspektorëve të Komunës së Podujevës, lidhur me rrënimin e vilave pa leje në Orllan, një aksion ky që ndodhi vitin e kaluar me 25 nëntor.

Mirëpo, sipas medias lokale, Tv Llapi, zëdhënësin e kësaj Komune, e ka mohuar një aksion të tillë, duke e quajtur këtë lajm ë pavërtetë.

“Të gjithë inspektorët aktivë në Komunë të Podujevës janë në punë, dhe asnjë nga ata nuk është arrestuar. Lajmi se janë arrestuar inspektorë të Komunës së Podujevës nuk është i vërtetë”, ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia, për Tv Llapi.

Së fundmi edhe Komuna e Podujevës ka reaguar zyrtarisht ndaj këtij lajmi, duke paralajmëruar edhe padi nëse nuk largohet nga mediat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img