Një serb i cili ishte raportuar i zhdukur në pjesën veriore të Mitrovicës është gjetur sot pa shenja jete, ka konfirmuar Policia e Kosovës e rajonit të Veriut.
I ndjeri ishte raportuar mbrëmë nb Polici si i zhdukur.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, një person ka thënë se vëllai i tij ishte larguar nga shtëpia të premten dhe se nuk dihej asgjë për të.
Trupi i pajetë i këtij personi u gjet sot jo shumë larg shtëpisë ku ka jetuar, tha për KoSSev, Veton Elshani, zëvendëskomandant i PK-së për rajonin e Veriut.
Fjala është për një serb me inicialet S.N. i lindur në vitin 1970.
Për momentin, Policia nuk beson se bëhet fjalë për vepër penale, por dyshon se ka qenë aksident, pra ky person ka rrëshqitur dhe ka rënë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.