Site icon PrishtinaPress

U qëllua nga ish-bashkëshorti derisa hante bukë, kjo është 23-vjeçarja që u vra

Vetëm 23 vjeçe, nënë e një vajze 3 vjeçe, Sabrina Benga do të përcillet sot në banesën e fundit, ende pa jetuar dhe pa mundur dot të rrisë fëmijën e saj. Sabrina u qëllua mbrëmjen e kaluar nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj, i cili i kishte shkuar në banesën e prindërve dhe e ka qëlluar duke ngrënë bukë.

Çifti ishte divorcuar prej pak muajsh, teksa kjo gjë nuk është pranuar ndaj 31-vjeçari Metaj, që vetëm në korrik ishte liruar nga burgu pasi ishte arrestuar sërish për problemet me ish-bashkëshorten.

Sabrina Benga do të përcillet pasditen e sotme në orën 17:00 në banesën e fundit, teksa autori është arrestuar pas disa orësh nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, teksa Elton Metaj ishte konfliktuar me bashkëshorten dhe familjen e saj edhe një vit më parë, që prej asaj kohe ai edhe ishte divorcuar.

Më 20 shtator 2020 Eltoni për më shumë se 5 orë e mbajti bashkëshorten dhe familjen e saj peng në shtëpinë e babait të kësaj të fundit dhe u desh ndërhyrja e RENEA-s dhe FNSH për ta liruar.

Exit mobile version