Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë përurimit të investimeve në Klinikën e Urologjisë, nga gazetarët është pyetur për marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pyetjes së gazetarit, Kurti iu shmang me ironi, ku tha se “kam përshtypjen se kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë”.
Kreu i qeverisë më tutje njoftoi se pas Klinikës së Urologjisë do ta vizitojë një fermer të suksesshëm në Malishevë, ku tha se “e kam përshtypjen që nuk ka lidhje as me të”.
Megjithatë, Kurti tregoi se ku mund të merret një përgjigje për marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pasdite do ta kemi një mbledhje të qeverisë, e mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tjera”, shtoi ai.