2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

U përurua romani D11 nga Driton Smakaj

Në Biblotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë,  u përurua romani D11 i zhanrit spiunazh, nga autori, Driton Smakaj. Ngjarja zhvillohet në Francë,  Itali në disa vende tjera dhe në Kosovë.

Në këtë roman protagonist janë figurat e koduara të shërbimeve inteligjente që kanë pasur dhe sot kanë ndikim në historinë tonë si komb.

Romani përshkruan Kosovën e pasluftës ku zbulohet pasuri e madhe nëntokësore dhe disa shqiptarë fillojnë ta shesin ilegalisht për interesa personale. Personazhet janë të jetës së përditshme.

Ky roman u vlerësua lartë deri në superlativ nga shkrimtarët dhe kritikët letrarë.

Ky është libri i katërt i botuar nga Driton Smakaj i cili jeton prej kohësh në Budapest të Hungarisë. Ai është magjister i ekonomisë dhe punon në korporatën amerikane më të madhe në botë, ExxonMobile./Prishtinapress.eu 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img