Site icon PrishtinaPress

U përplasën për shtëpinë e Devës, Rohde dhe Çeku bashkë në fillimin e restaurimit të Qendrës Hebraike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, bashkë ministrin e Kulturës, Hajrullah Çekun dhe ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv, kanë marrë pjesë në ceremoninë e vënies së themeleve të Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren, të dielën.

“Mirë që jam sot në ceremoninë e vënies së themeleve të Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

“Si Amb. Ziv tha me të drejtë, ky projekt i madh ka të bëjë me ‘kujtimin e së kaluarës dhe në të njëjtën kohë përqafimin e së ardhmes’. Mirënjohje edhe qeverisësë Kosovës për mbështetjen e saj të konsiderueshme. Pas përfundimit, Qendra do të kontribuojë më tej në diversitetin kulturor/fetar/etnik të Prizrenit”, ka shkruar ai.

Por ambasadori gjerman dhe ministri Çeku nuk kishin qenë gjithmonë në të njëjtën linjë.

Ata ishin përplasur rreth restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Deva ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve asokohe dhe kjo ka nxitur reagime të ashpëra në Kosovë duke bërë që qeveria ta pezullojë projektin.

Exit mobile version