Emri i Arjola Demirit u përmend disa herë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania saktësisht nga Luiz Ejlli.
Ky i fundit ka folur disa herë për të, duke thënë se në edicionin e parë u viktimizua shumë dhe përmendte tërë kohën fëmijët.
Teksa në një bisedë me Efin u përmend sërish nga artisti shkodran, aktorja ka reaguar ashpër me një postim.
Shkrimi i plotë i Demirit:
“Sa mirë më ka studiuar Luiza në botën e strategjive. 6-7 herë më ka përmendur emrin deri tani. Nëse të gjitha femrat viktimizohen si Arjola Demiri. Ftoj Luizin të mos zgjedhë viktima reale për të çuar lojën përpara.
Femrat e zonja dhe luftarake duket që e shqetësojnë, ndaj i përçmon, lufton, përdor për lojë dhe uroj të mos e bëjë në jetë reale.
Faleminderit që më jep vëmendje dhe të sillem nëpër kokë gjatë lojës tënde.
Pema me kokrra, gjuhet se pemës së thatë si afrohet kush.
Kaçubeti beso n’veti e gjun n’gjeti”.