2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

U përleshën me 3 rusë pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, dy ushtarët shqiptarë përfundojnë tek Trauma

Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.

Ushtarët shqiptarë kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur spraj dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, bëri me dije për gazetarin e Abc, se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori.

Atyre u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img