2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“U përfshi në një rrahje në Gjakovë”, suspendohet dhe ndalohet për 48 orë zyrtari i Policisë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë njoftuar se të hënën në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës përkatësisht Stacioni Policor Gjakovë në rrugën “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë kishte ndodhur një incident- rrahje.

IPK është njoftuar për këtë rast bazuar në autorizimet ligjore të saj pasi që informacionet ishin se në këtë rast ishte i përfshirë si i dyshuar edhe një pjesëtar i policisë (zyrtar i stafit civil pa autorizime policore dhe jashtë detyrës zyrtare).

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë disa veprime fillestare hetimore, duke përfshirë edhe analizimin e disa video pamjeve të incizuara nga kamerat e sigurisë së një lokali.

Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar (zyrtarin e stafit civil dhe një qytetar) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor.

Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurës administrative pjesëtari i policisë (stafit civil) është suspenduar.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img