Një prej çifteve më të përfolur të estradës shqiptare janë këngëtarja Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, DJ Geeek.
Dyshja përveç partnere prej vitesh, janë edhe bashkëpunëtor në muzikë, por prej kohësh është përfolur për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Madje këta zëra u shtuan dhe më shumë kur të dy larguan fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.
Megjithatë, duket se kjo nuk e ndaluar Geek që ta uroi këngëtaren, e cila sot (e premte) po feston ditëlindjen.
“Urime ditëlindjen mbretëreshë”, ka shkruar DJ Geek sipër një foto të saj që ka publikuar në Instagram, e njëjta u ripostua edhe nga vet Dafina.