4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

U përfol se i përfitoi 100 mijë euro, daja i Fitore Pacollit: Kam konkurruar tri herë, tash e kam marrë grantin

Sylejman Islami, i cili është daja i Fitore Pacollit, u përfol sot se është përfitues i një granti prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lidhur me këtë, ai ka folur për Front Online.

Islami e ka pranuar se e ka mbesë deputetën e VV-së, njëherit kryetaren e Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se ka marr 60 mijë euro nga MBPZHR-ja derisa 30 mijë euro do investoj vetë.

“Jo 100 mijë euro por 60 mijë euro Ministria, e 30 mijë e diçka investojë vetë’’ thotë ai.

Sylejman Islami, theksoi se mbesa e tij Fitore Pacolli, nuk ka gisht në këtë punë.

‘’S’ka lidhje kurgjo Fitore Pacolli me mua, bash mbesë e kam. Asgjë s’ka ndikuar ajo’’

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img