I “preferuari” i Vjosa Osmanit për president, Ramadan Zejnullahu nuk ka përgjigje nëse do të jetë pjesë e Iniciativës së paralajmëruar nga kryearja e Kuvendit.
Ish- rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu për Gazeta Blic tha se nuk ka të vërteta nga lakimi i emrit të tij dhe se nuk ka interesim për të formuar parti.
“Asnjë të vërtetë nuk ka, asnjë kontakt, asnjë informacion për formimin e ndonjë partie të re nuk kam, por edhe ndonjë interesim nuk është për të krijuar parti, unë po mirrem me karrierën time akademike”, tha Zejnullahu.
Kur u pyet se a do e pranonte apo refuzonte një ftesë nga Vjosa Osmani, ai tha se kjo është hipotetike e nuk mund të thotë diçka.
“Ajo është hipotetike, nuk mundem me thënë diçka sepse askush nuk ka bisedu me mu me hi në ndonjë parti, as unë nuk kam shprehë interesim me hy në ndonjë parti por edhe askush nuk më ka ftuar”, përfundoi Zejnullahu.