1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

U pensionua nga FSK në korrik, Maqedonci e konfirmon se ka marrë detyrën e Ministrit të Mbrojtjes

Koloneli Ejup Maqedonci, më 8 gusht ka marrë detyrën e ministrit të Mbrojtjes, pas largimit të Armend Mehajt nga ky post.

Maqedonci e ka konfirmuar vetë këtë lajm për Radion Evropa e Lirë.

Maqedonci doli në pension të parakohshëm nga Forca e Sigurisë së Kosovës në korrik të këtij viti. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.

Më pas si pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ka shërbyer për një dekadë si komandant i batalionit për kërkim-shpëtim.

Maqedonci më pas ka vazhduar detyrën e shefit të departamentit të operacioneve dhe trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Pas pensionimit, Mehaj i ka ndarë Maqedoncit “Medaljen e Karrierës” për kontributin e dhënë për formimin, ristrukturimin dhe modernizimin e FSK-së.

Mehaj kishte ardhur nga Norvegjia për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila u votua në mars të vitit 2022.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img