Site icon PrishtinaPress

U paraqit si koordinator në “Mbrojtjen Civile” nga Sveçla, reagon Delibashiq: I gatshëm t’i përgjigjem autoriteteve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencën e së shtunës për media prezantoi një hierarki funksionuese të organizatës “Mbrojtja Civile”, të shpallur si terroriste nga Qeveria e Kosovës. Si koordinator paraqitej Dragolub Delibashiq. Ky i fundit ka reaguar duke e mohuar pjesëmarrjen në organizatë të tillë.

Delibashiq për mediat serbe në Kosovë ka thënë se mohon pjesëmarrjen në grupet e përmendura dhe është i gatshëm t’i përgjigjet organeve kompetente të rendit.

“Unë Dragoljub Delibashiq nga Zveçani, pas njoftimit përmes mediave, mohoj çdo pjesëmarrje në grupet që u përmendën. Jam në banesën time në Zveçan, i gatshëm t’i përgjigjem çdo telefonate nga organet kompetente”, thotë Delibashiq, sipas Radio KIM, përcjell Gazeta Insajderi.

Në skemën e paraqitur për media, Delibashiq paraqitej si “Koordinator” i organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”.

Delibashiq, bashkë me Oliver Ivanoviqin, akuzoheshin për krime lufte të kryera më 2000-ën. /Insajderi.org/

 

 

Exit mobile version