6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

U panë duke i futur dy gra në veturë zyrtare, IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë, në dy raste të ndara.

Rasti i parë ka ndodhur në Kamenicë më 5 shtator, ku dyshohet se zyrtari policor në Stacionin Policor atje, deri sa ka qenë në detyrë është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK.”

Ndërsa rasti tjetër ka ndodh në Ferizaj. Atje IPK ka rekomanduar suspendimin për 72 orë  të 3 zyrtareve policor nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një video incizim i cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Në dy raste të ndara IPK rekomandon  suspendimin e katër zyrtarëve policor

Prishtinë/Hajvali, 07 shtator 2023

Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK) njoftojnë se në dy raste të ndara ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor.

Njeri rast ka ndodh në Kamenicë më datë 05.09.2023,   ku dyshohej se zyrtari policor në Stacionin Policor- Kamenicë, deri sa ka qenë në detyrë dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale  “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK.

Në rastin tjetër, i cili ka ndodh në Ferizaj, në interes të një  hetim preliminar, IPK ka rekomanduar suspendimi për 72 orë  të 3 zyrtareve policor nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një video incizim I cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img