Site icon PrishtinaPress

U ndaluan nga persona të armatosur dhe u rrahën në Leposaviq e Jarinje – gjashtë qytetar kërkojnë tretman mjekësor

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth sulmeve që ndodhën në veri të vendit ndaj disa qytetarëve, pas vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë.

Tre viktimat , dy meshkuj dhe një femër kosovar/e, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturën me targa të huaja në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, përkatësisht në Leshak, Leposaviq janë sulmuar nga persona të dyshuar të cilët kishin vendosur barrikada.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.

Ndërkaq edhe në Jarinje tre viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë ndaluar nga persona të armatosur me ç ‘rast janë sulmuar edhe fizikisht.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.

Exit mobile version