Site icon PrishtinaPress

U ndalua për kontroll nga policia, i gjenden armë e municion në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit policor, patrulla policore në kuadër të stacionit policor në Malishevë, deri sa kishin qenë në një pikë kontrolli në zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit “Hyundai”, ku drejtuesit të veturës me inicialet Z.D., i është gjetur në automjet një pushkë gjuetie.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit, i lindur në vitin 1998, shtetas i Republikës së Kosovës, i janë gjetur edhe 56 copë fishekë të po së njëjtës armë, dy thika dhe dy radiolidhja të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar.

Njoftimi i plotë:

Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, derisa kishin qenë në pikë kontrolli në zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i Republikës së Kosovës i cili ishte shoferi i automjetit është gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Exit mobile version