Site icon PrishtinaPress

U miratua kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, reagon për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pasi Kuvendi votoi pro kërkesës së SPAK për të arrestuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Rama tha se kur propozoi reformën në Drejtësi, kishte si qëllim përmbysjen e sistemit të vjetër dhe t’i jepte fund pandëshkueshmërisë.

Kush më ka dëgjuar besoj se e mban mend që e kam kërkuar me shum ngulm reformën në drejtësi, Kam thënë që duam një ërmbysje të sistemit të drejtësisë. Kur kam folur për sistem të vjetër nuk kam patur vetëm për kalbësirën e drejtësisë, ku pandëshkueshmëria ishte kthyer në një normë, kam patur parasysh edhe drejtësinë e veshur me pushtet”, tha Rama.

Exit mobile version