1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

U mbajt peng për një javë nga i dashuri dhe u rrah, 28-vjeçarja i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjike

Një ngjarje e rëndë u shënuar ditën e sotme në Tiranë.

31-vjeçari Gerald Gusholli u arrestua pasi mbajti peng për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare të cilën e kishte dhunuar me sende të forta.

28-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagëve të shkaktuara nga dhuna e Gushollit, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Së bashku me Gerald Gushollin në pranga ranë edhe 4 persona të tjerë, të cilët nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Uniformat blu bënë me dije se arrestuan shtetasit Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Sheta, 41 vjeç, Bledi Kateshi, 27 vjeç, Erlind Kateshi, 42 vjeç.

Gerald Gusholli i ka hequr lirinë për një javë, bashkëjetueses së tij, të cilën e ka dhunuar vazhdimisht, me sende të forta, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”.

Shtetasit Besmir Nurçellari dhe Arjan Sheta, nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi,, (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img