Site icon PrishtinaPress

“U mashtrova me nënshkrimin e Ronaldos”, presidenti i Al-Nassr ‘lëshon bombën’

Presidenti i Al-Nassr, Musalli Al-Muammar ka thënë se ai ndihej i “mashtruar” nga kalimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite.

Ronaldo bëri bujë të madhe kur u transferua në janar te Al-Nassr, teksa ka shënuar 11 gola në 14 paraqitje me klubin saudit.

Megjithatë, ylli portugez nuk ka qenë në gjendje të frymëzojë ekipit drejt titullit të ligës, ndërsa ka pësuar gjithashtu humbje demoralizuese në garat e kupave.

Kështu, ka pretendime se presidenti i klubit, Al-Muammar ka vënë në shënjestër Ronaldon në lidhje me ndikimin e tij të pakët në ekip.

Sipas Al-Muammar, nënshkrimi me Ronaldon ka qenë njëri nga dy mashtrimet më të mëdha që i ka përjetuar në jetë.

“Unë jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time”, thuhet të ketë thënë fillimisht Al-Muammar për Arabia News 50.

“Hera e parë ishte kur kërkova tre qebapë ata më dhanë vetëm dy, herën e dytë kur firmosa me Cristiano Ronaldon”, përfundoi presidenti i Al-Nassr.

Exit mobile version