Site icon PrishtinaPress

U lirua për pushim dyditor, arratiset i burgosuri

Një person është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Në raportin e policisë thuhet se personi në fjalë ishte liruar nga qendra për pushim dyditor, por më pas i njëjti nuk është paraqitur më fare.

I dënuari ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes, rasti duke u hetuar./Prishtinapress/

Exit mobile version