Policia sot ka njoftuar se në QKUK ka ndërruar jetë një person i cili ishte lënduar në vendin e punës në muajin qershor të këtij viti.
Siç ka raportuar llapi.info, viktima është Muhamet Hodolli nga Podujeva.
Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 18:00 – në varrezat e fshatit Llapashticë e Epërme.
“Prishtinë 10.06.2023 – 16:43. Raportohet se me datë 15.08.2023 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.